Vjedh pikturën 1 milion dollarëshe – arrestohet nga Policia (VIDEO) NULL NULL 29.01.2019 12:05 29.01.2019 12:05 Policia ka arrestuar një burrë në Rusi, pasi i njëjti dyshohet se ka hyrë në njërën nga galeritë më të famshme të artit në Moskë dhe nga aty ka dalë me një pikturë në dorë. Në pamjet e sigurisë së Galerisë Tretyakov shihet 31 vjeçari teksa endet brenda këtij institucioni kulturor përpara se ta tërheq veprën prej 1 milion dollarësh – vepër kjo e punuar nga artisti i shquar rus Arkhip Kuindzhi e cila mban emrin “Ai-Petri.Crimea”. Personi është arrestuar në periferi të Moskë. Ai mund të dënohet deri në 15 vjet burgim, ndërsa piktura është gjetur e padëmtuar, transmeton Klan Kosova. “Sipas informacioneve paraprake, krimi është kryer për motive fitimi”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme ruse, Irina Volk. Kjo vjedhja e guximshme i ka lënë zyrtarët rusë disi të habitur, pasi ky është rasti i dytë i ngjashëm që ka ndodhur për më pak se një vit. Majin e kaluar, një 37-vjeçar i dehur, hyri në muze dhe dëmtoi rëndë një pikturë teksa e goditi atë. klankosova.tv