Vizitorët në Muzeun e Titanikut u lënduan pasi kopja e ajsbergut u shemb NULL NULL 07.08.2021 17:30 07.08.2021 17:30 Mallkimi i Titanikut ka goditur përsëri. Këtë herë jo në mes të Atlantikut verior, por në Muzeun e Titanikut në Tennessee. Një mur akulli, që përfaqësonte ajsbergun që bëri që anija “e patundshme” të fundosej në 1912, u shemb të hënën në muzeun në Pigeon Forge. “Muri ynë i ajsbergut u shemb dhe lëndoi tre mysafirë, të cilët u dërguan në spital. Në këtë kohë, ne nuk e dimë shkallën e dëmtimeve të tyre, por lutjet tona vazhdojnë të jenë me të gjithë ata që u prekën”, thanë pronarët e atraksionit Titanik në një mesazh të postuar në mediat sociale. Muzeu u mbyll për një periudhë, por u rihap të martën në mëngjes, pa ajsberg. “Muri i ajsbergut aktualisht nuk ekziston, dhe zona e prekur është bllokuar, për momentin. Ne parashikojmë se do të duhen të paktën katër javë që ajsbergu të rindërtohet”, thanë pronarët, Mary Kellogg Joslyn dhe John Joslyn. Muri i akullit, 4.6 x 8.5 metra, përbëhej nga akulli i vërtetë që vizitorët mund të preknin. Për të qëndruar ashtu u përdor një sistem filtrimi i ujit. Departamenti i policisë Pigeon Forge ka hetuar incidentin dhe tha në një deklaratë se shembja duket të jetë aksidentale. Muzeu po kryen hetimin e tij./ Klankosova.tv