Vizatimet e nxënësve të shurdhër shndërrohen në koleksion mode (FOTO) NULL NULL 10.12.2015 11:00 10.12.2015 11:00 Kryeredaktor i revistës Living të Shqipërisë, Gentian Minga dhe stilistja Mirela Nurce, bashkëpunuan për një projekt të veçantë. Mirela ka krijuar një koleksion të tërë nga vizatimet e nxënësve të shurdhër në Tiranë. Ajo mori këto vepra të artit dhe ka shtypur ato në pëlhura (leshi dhe mëndafshi) dhe pajisje (çanta, çadra etj). Me 3 dhjetor u mbajt një shfaqje ku personat e famshëm në Shqipëri kishin veshur këtë koleksion dhe dorë për dorë me nxënësit e shurdhër prezantuan këto vepra arti në një publik më të gjerë, transmeton Klan Kosova. Imazhi i këtij projekti është supermodelja Emina Cunmulaj e cila në të kaluarën ishte fytyra për Vogue, Elle dhe Marie Clair dhe ajo ka qenë një muzë e Jean Paul Gaultier. Revista shqiptare Living, Nurce Couture, UNDP Shqipëri dhe Ambasada Zvicerane në Tiranë mbështeti këtë projekt, të mbajtur më 3 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. Moto e këtij projekti ka qenë: Njerëzit me aftësi të kufizuara, por me talente të palimituara. Foto: Armand Habazaj, Arbnor Allaraj, Andi Allko, Elton Braja.