Vitor Cabral viziton shtetin e Kosovës (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 27.10.2022 21:11 nga Endrit Zogaj 27.10.2022 21:11 Drejtori për Zhvillim në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit për 50 shtete, të enjten, e vizitoi shtetin e Kosovës. Arsyeja e vizitës së Vitor Cabralit ishte për zhvillimin e infrastrukturës së tenisit në Kosovë. Portugezi, së bashku me përfaqësuesit e Federatës së Tenisit të Kosovës, vizituan edhe Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.