Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vitia: Së shpejti fertilizimi in vitro në institucionet publike

NULL NULL
02.10.2024 15:10
Ministri i Shendetsise, Arben Vitia
Ministri i Shendetsise, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë sot se së shprejt do të nisë fertilizimi in vitro në institucionet publike

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se sapo e ka nënshkruar përditësimin më të ri të Listës të Produkteve Mjekësore, në të cilin janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokoleve referente.

“Këto produkte së shpejti do të sigurohen falas për qytetarët nga ana e shtetit. Deri më tani për të njejtat produkte qytetarët tanë kanë shpenzuar 1000-1500 euro në sektorin privat”.

“Një falënderim i veçantë për klinikën e Gjinekologjisë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Unversitar të Kosovës, barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Komitetit Kyç për anagazhimin profesional që këto produkte të futen në Listën e Produkteve Mjekësore”.

“Futja e këtyre produkteve në Listën e Produkteve Mjekësore është parakusht për të ofruar shërbimin e fertilizimit in-vitro për të cilin qytetarët tanë deri më tani kanë shpenzuar me mijëra euro.  Së shpejti kjo procedurë do të mund të realizohet në institucionet publike shëndetësore”, ka thënë Vitia. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme