Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vitia e ambasadori zviceran nënshkruajnë projektin 5.5 milionë eurosh

NULL NULL
24.03.2023 13:58
Arben Vitia e ambasadori zvicerian ne Kosove

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, kanë nënshkruar marrëveshje për projektin “Shërbime Shëndetësore të Integruara”, në vlerë prej 5 milionë e 500 mijë euro.

Në njoftim bëhet e ditur se ky projekt ka në fokus sëmundje jo ngjitëse që iu del në ndihmë grupeve të cenueshme që kanë status shëndetësor të dobët e përballen me situata të vështira ekonomike.

“Ministri Vitia pasi që falënderoi ambasadorin Kolly për mbështetjen që shteti mik i Zvicrës ka treguar në vazhdimësi për shëndetësinë në Kosovë, tha se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur edhe për fokusin që ka kjo marrëveshje, siç janë sëmundjet jo ngjitëse dhe grupet e cenueshme”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, Kolly tha se ky projekt është një tjetër arritje në bashkëpunimin e zgjeruar në sektorin shëndetësor në mes dy vendeve.

“Ambasadori Kolly nënvizoi përkushtimin për të kontribuar në fuqizimin e sistemit që siguron qasje të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore për popullsinë, sidomos për grupet më të cenueshme”, thuhet në njoftim, përcjell Klankosova.tv.

lajme të ngjashme