Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Viti i Kadaresë: Ministria e Kulturës zbulon aktivitetet

NULL NULL
22.01.2016 15:27

Ditëlindja e 80-të e shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare do të nisë me shenjat e shkruara nga vetë shkrimtari në librat e tij, ideuar si një ngjarje që afron rrëfimin e shkrimtarit për një audiencë të madhe, duke frymëzuar dialogun dhe angazhimin e publikut…Aktivitetet do të zgjasin përgjatë gjithë vitit, ka bërë me dije Ministria e Kulturës ndërsa ka planifikuar disa ekspozita, konferenca e promovime me libra studimorë që kanë në qendër shkrimtarin.

Në përvjetorin e 80-të të shkrimtarit, “Shtëpia Kadare” do të nisë të gjallojë duke promovuar artin, kulturën, botimet, artistët, me synimin për t’u kthyer në një qendër muzeale dhe kulturore. Ajo do të shërbejë për gjallërimin e jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës, për të tërhequr më përkthyes dhe shkrimtarë, por edhe të rinj të talentuar në fushën e letrave, turistë me interesa kulturore etj. “Shtëpia Kadare” është jo thjesht një projekt rijetëzimi, jo thjesht një qendër muzeale dhe kulturore, por mëton të tregojë krijimin e një modeli të ri të suksesshëm, që në vazhdimësi mund të ndiqet nga bashki të tjera të Shqipërisë. “Shtëpia Kadare” do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetit, duke zhvendosur aktivitete të metropolit drejt qytetit historik, duke shtuar numrin e vizitorëve dhe si rrjedhojë, duke prodhuar një ekonomi në rritje në zhvillim të turizmit. Marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Gjirokastrës për rijetëzimin e Qendrës “Shtëpia Kadare” ka hartuar edhe shumë aktivitete në ditën e lindjes dhe gjatë gjithë vitit 2016, i shpallur si viti i Kadaresë.

Ditëlindja e 80-të e shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare, do të nisë me shenjat e shkruara nga vetë shkrimtari në librat e tij, ideuar si një ngjarje që afron rrëfimin e shkrimtarit për një audiencë të madhe, duke frymëzuar dialogun dhe angazhimin e publikut.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://www.mapo.al/2016/01/viti-i-kadarese-ministria-e-kultures-zbulon-aktivitetet

lajme të ngjashme