E pabesueshme, Mac Allister ende pa humbje në Botëror…që 13 ndeshje! NULL NULL 17.07.2026 20:20 17.07.2026 20:20 Mesfushori i Argjentinës, Alexis Mac Allister, ka vendosur emrin e tij në historinë e Kupës së Botës, duke u bërë lojtari me serinë më të gjatë të ndeshjeve pa humbje në këtë kompeticion. Ylli argjentinas ka luajtur 13 ndeshje në Botëror pa pësuar asnjë humbje, me 11 fitore dhe 2 barazime, të cilat Argjentina i ka fituar pas penalltive, dhe eventualisht qe shpallur kampion bote me ta. Tani, rekordi i tij do të vihet në provë në finalen e së dielës ndaj Spanjës, ku Mac Allister synon të vazhdojë ecurinë perfekte dhe të ndihmojë Argjentinën të shkruajë një tjetër kapitull historik.