Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vitamina D mund të ndihmoj në trajtimin e migrenës

NULL NULL
29.09.2016 17:00

Rreth 38 milion njerëz në SHBA vuajnë nga migrena dhe mbi një miliard njerëz vuajnë nga kjo sëmundje në mbarë botën, transmeton Klan Kosova.

Migrena ndikon ndjeshëm në aktivitetin e jetës së përditshme  për shkak të dhimbjeve të forta që shkakton dhe simptomave të tjera si të përziera, të vjella, ndjeshmëri ekstreme ndaj dritave dhe tingujve etj.

Sipas një studimi të ri të bërë nga spitali i fëmijëve “Cincinnati” është vënë re se shumica e pacientëve që vuanin nga migrena kishin mungesë të vitaminës D në trup.

Sipas dr Suzanne Hagler, udhëheqëse e studimit, shtojcat e mineraleve dhe vitaminave, sidomos e vitaminës D mund të bëhen forma të dobishme të trajtimit të migrenës. /shendeti/

lajme të ngjashme