Vitamina C, sekreti për fytyrë perfekte NULL NULL 10.01.2019 15:00 10.01.2019 15:00 Vitamina C është një element i rëndësishëm për lëkurën dhe imunitetin. Ajo është e rëndësishme për fiziologjinë e lëkurës, promovon sintezën e kolagjenit dhe formimin e substancave ndërqelizore si dhe përmirëson procesin riparues të indeve të lëkurës. Redukton dekolorimin e lëkurës Nëse keni lëkurë të ndjeshme që tenton të merrni të kuqe ose të zbardhur, vitamina C mund t’ju ndihmojë ta luftoni atë. Ajo zvogëlon skuqjen, njollat dhe zbardh tonin e lëkurës duke e bërë atë të njëtrajtshme. Shpejton procesin e shërimit Vitamina C është një mrekulli për lëkurat e prirura drejt akneve, pasi ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit të tyre. Gjithashtu dëmtimet e pësuara në lëkurë nga dielli, puçrrat apo reaksionet alergjike shërohen më shpejtë përmes vitaminës C. Redukton inflamacionin Vitamina C ka veti anti-inflamatore dhe është e shkëlqyer për qetësimin e lëkurës. Zgjidhni një serum të pasur me vitaminë C për të reduktuar fryrjet e syve apo lëkurës. Hidraton Kjo vitaminë është e mrekullueshme për lëkurën e thatë pasi rrit lagështinë në lëkurë dhe e mban atë të hidratuar. Stimulon lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim Vitamina C shkëlqen lëkurën e lodhur, të vrarë dhe i jep asaj shkëlqim duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Kjo ndihmon në largimin e rrudhave dhe nxit një lëkurë të fortë dhe tendosur