Vinicius Junior tregon arsyen për festimin ndaj tifozëve të Manchester City NULL NULL 18.03.2026 22:57 18.03.2026 22:57 Ylli i Real Madrid, Vinicius Junior, ka reaguar pas festimit të tij shumë të diskutuar në ndeshjen kundër Manchester City, duke sqaruar se gjesti i tij nuk kishte për qëllim mungesë respekti, por ishte një përgjigje ndaj kritikave dhe talljeve të mëparshme. Sulmuesi brazilian deklaroi se festimi i tij ishte një mesazh për tifozët e City-t, pas polemikave që lindën nga ceremonia e Ballon d’Or 2024. Kujtojmë se çmimi u fitua nga Rodri, ndërsa askush nga Real Madrid nuk mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Paris, pasi kishin mësuar rezultatin më herët gjatë ditës. Tensionet mes Vinicius dhe tifozëve të Manchester City ishin rritur që në përballjen e kaluar në “Etihad Stadium”, ku tifozët vendas shfaqën një banderolë të madhe me temë nga grupi Oasis, ku paraqitej Rodri duke puthur trofeun e “Topit të Artë”. Në ndeshjen e fundit, Vinicius reagoi duke imituar të qarën si formë “hakmarrjeje” simbolike. “Herën e fundit që erdha në Manchester City, ata po talleshin me mua, duke thënë se ndoshta po qaja për Topin e Artë,” u shpreh Vinicius. “Nuk po tregoja mungesë respekti ndaj tifozëve të City-t, ishte thjesht një mënyrë për tu përgjigjur ndaj atyre.” Deklarata e tij ka ndezur sërish debatet në rrjetet sociale, duke shtuar edhe më shumë rivalitetin mes dy klubeve në arenën e Ligës së Kampionëve./Klankosova.tv