Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vinicius Junior huq dy raste, për dy sekonda, Brazili barazon

NULL NULL
15.11.2024 15:29

Vinicius Junior ishte lojtar i ndeshjes, për të keq, në përballjen Brazil-Venecuelë, që u luajt të enjten mbrëma në stadiumin “Monumental” të qytetit Maturin. Ajo ishte e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës për konfederaten CONMEBOL.

Lojtari aktualisht më i mirë i Brazilit doli huq, dy herë, brenda 2 sekondave, në minutën 62, ani se ishte vetëm me portier, njofton Klankosova.tv.

Herën e parë gaboi kur shutoi penalltinë, të cilën vetë e kishte fituar. Portieri i Venecuelës Rafael Romo ia mohoi golin, duke mbrojtur gjuajtjen e Vini Jr. Topi iu kthye prapë këtij të fundit, por lojtari i Realit të Madridit goditi keq me të majtën, duke mos qëlluar tashti as brenda kornizave të portës.

Ndeshja përfundoi baras, 1 me 1. Për brazilianët shënoi Rafinha ndërsa për venezuelasit Segovia.

Gaucosët ndodhen në vendin e tretë të grupit të tyre, me 17 pikë nga 11 lojë. Lider në tabelë këtu është Argjentina, me 22 pikë. Kjo e fundit humbi 2 me 1 nga Paraguaji.

 

 

lajme të ngjashme