Vinca në Kaçanik flet për letërsinë dhe sfidat e saj (FOTO) NULL NULL 29.06.2019 14:42 29.06.2019 14:42 Shoqëria Kulturo-Artistike “Gryka e Kaçanikut” konkretisht sektori i Letërsisë nga Kaçaniku, ka organizuar një takim letrar në të cilin po merr pjesë shkrimtari Agim Vinca, i cili do të ligjërojë e bashkëbisedojë me qytetarë të kësaj komune. Ai aty pritet të flasë për artin në përgjithësi dhe në veçanti për temën “Letërsia e sotme shqipe dhe sfidat e saj”. Ky takim letrar po mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik dhe qëllimi i tij është bashkëbisedimi i krijuesit me publikun. Përveç ligjëratës që e dëgjuan nga autori Vinca, pjesëmarrësit patën mundësi që edhe të parashtrojnë pyetje për ato që u interesonin, ndërsa pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe disa pika kulturo-artistike të përgatitura nga organizatorët.