Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

NULL NULL
22.04.2024 23:37
Shiriti i Policisë
Shiriti i Policisë

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në Lipjan.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti.

Detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion.

Ai bëri të ditur se viktima e këtij aksidenti është një burrë i moshës 71-vjeçare.

“Përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, tha Borovci për Klankosova.tv

Aksident në Lipjan, një i vdekur

lajme të ngjashme