Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vija ndarëse mes të pasurve dhe të varfërve në Afrikën e Jugut (FOTO)

NULL NULL
22.06.2016 12:00

Fotografi Johnny Miller në projektin e tij të fundit ka përdorë dron për të treguar pabarazinë që ekziston në Republikën e Afrikës së Jugut.

“Skena të pabarabarta”, quhet projeti i këtij fotografi dhe përmes këtyre fotografive ai tenton të tregojë se si është e ndarë shoqëria dhe pasuria në këtë vend, transmeton Klan Kosova.

“Të shikosh se si njerëzit jetojnë aq ndryshëm, disa në varfëri të skajshme e disa të kamur në para nuk mund të vihet re gjithmonë nga toka. Duke fotografuar me dron ju mund ta shikoni pabarazinë e vërtetë që ekziston”, u shpreh Miller.

Ai gjithashtu shpjegon që disa nga komunitete janë të vet të ndara në mendjet e tyre.

Kjo gjë sipas tij ka të bëjë me politikat e aparteidit atëherë kur ndarja racore ishte e ligjshme.

Edhe pse sipas tij këto politika ka 22 vjet që janë larguar, në realitet shumë nga këto barriera vazhdojnë të jenë prezente.

dron11

dron10

dron8

dron6

dron7

dron4

dron3

DRON

lajme të ngjashme