Vihet gurthemeli i aneksit të shtëpisë së kulturës në Krushë të Madhe NULL NULL 20.10.2022 15:27 20.10.2022 15:27 Sot është vendosur gurthemeli i aneksit të shtëpisë së kulturës në Krushë të Madhe. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, njofton Klan Kosova. “Ky projekt është shumë i nevojshëm për aktivitetet e ansamblit të këngëve dhe valleve popullore ‘Bajram Curri’”, shkruan në komunikatën e komunës së Rahovecit. Sipas komunës, kjo kontratë ka vlerën 96,753.61 euro dhe do të jetësohet në përputhje me planin dinamik. klankosova.tv