Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vidhte në stacionet e autobusëve, arrestohet tiranasi

NULL NULL
26.02.2024 10:07
Policia e Shqipërisë
Policia e Shqipërisë

Një burrë është arrestuar në Tiranë i cili dyshohet për vjedhje.

Është bërë e ditur se i dyshuari, i dënuar më parë për vjedhje, vidhte nëpër stacionet e autobusëve të kryeqytetit dhe rrugëkalimet e këmbësorëve, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë, 41-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm celularët dhe portofolat e tyre.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur tre celularë dhe një portofol.

 

lajme të ngjashme