Vidhet simboli i fshatit Çabër në veri të Mitrovicës (VIDEO) NULL NULL 19.03.2026 07:51 19.03.2026 07:51 Një rast i vjedhjes ka ndodhur në fshatin Çabër në veri të Mitrovicës, fshat ky shqiptar. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku ka deklaruar se shenja identifikuese e këtij fshati shqiptar është vjedhur, transmeton Klankosova.tv. “Pasi banorë të shumtë shqiptarë banojnë aty, kuptohet që edhe shenja identifikuese ndodhet po ashtu”, tha ai. Ndërsa sipas gazetarit, ende nuk ka persona të arrestuar apo edhe të identifikuar në këtë rast.