Vidhet një veturë e tipit Audi në Prizren NULL NULL 17.11.2024 11:44 17.11.2024 11:44 Foto ilustruese e vjedhjes së veturës. Një burrë ka raportuar në polici se i është vjedhur vetura. Sipas policisë, vetura është e tipit Audi A3 me targa vendore, transmeton Klankosova.tv. Rasti ka ndodhur në Prizren, në rrugën “Adem Jashari” “Ankuesi mashkull/k, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur i kanë vjedhur veturën Audi A3 me targa vendore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.