Vidhen zyrat e “Bifurkacionit” në Ferizaj NULL NULL 12.02.2023 15:08 12.02.2023 15:08 Në orët e mëngjesi ka ndodhur një vjedhje në zyrat e Kompanisë së Ujësjellësit “Bifurkacionit” në Ferizaj. Nga hetimet e para, është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë vjedhur DVR të kamerave të sigurisë. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli. “Sot, rreth ore 06:14 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Kompaninë Rajonale të Ujsjellësit ” Bifurkacioni” në Ferizaj është një rast i vjedhjes. Policia e rendit e më pas policët hetues të stacinit në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin Nga hetimet e para është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë demoluar zyret dhe nga aty është vjedhur DVR e kamerave të sigurisë”, tha Veseli për Klankosova.tv