Vidhen para, stoli dhe armë me leje në një shtëpi në Gjakovë NULL NULL 29.08.2025 10:05 29.08.2025 10:05 Një person ka raportuar në Polici, se disa të panjohur kanë vjedhur në shtëpinë e tij në Gjakovë. Në raportin 24-orësh, thuhet se janë vjedhur stoli, para të gatshme, një armë zjarri me një karikator me 9 fishekë të cilën e kishte me leje. “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet tutje në raportin policor./Klankosova.tv.