Arrestohet i dyshuari në Junik për armëmbajtje pa leje NULL NULL 24.06.2026 18:07 24.06.2026 18:07 Stacioni Policor në Junik, të martën (23 qershor) është njoftuar se një person i dyshuar posedon armë pa leje përkatëse. Menjëherë pas kësaj informate, policia tha se ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, të mërkurën është kryer kontroll/bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar në Junik. Aty, sipas policisë, gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë sekuestruar 1 armë (pistoletë), 1 karikator dhe trembëdhjetë fishekë. “I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, tha Policia. Ai dyshohet për kryerje të veprës penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. /Klankosova.tv