Vidhen dy pompa termike dhe një stabilizator i gjeneratorit në Xhaminë e Madhe në Ferizaj NULL NULL 02.11.2025 10:25 02.11.2025 10:25 Persona të panjohur në Ferizaj kanë vjedhur dy pompa termike dhe një stabilizator të gjeneratorit në Xhaminë e Madhe. Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti është nën hetime. “Ferizaj / 01.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur dyshohet se në objektin fetar (xhaminë e madhe) kanë vjedhur dy pompa termike dhe një stabilizator të gjeneratorit. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK. /Klankosova.tv