Vidhen 1 mijë euro në një kafiteri në veri të Mitrovicës NULL NULL 14.06.2025 08:50 14.06.2025 08:50 Në Mitrovicë të veriut një person ka raportuar se në lokalin e tij janë vjedhur 1 mijë euro, para ta gatshme. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Rasti është nën hetime. “Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se perona të pa njohur me forcë kanë depërtuar brenda në lokalin (kafiteri) e tij dhe kanë vjedhur rreth 1000€ para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK. / Klankosova.tv