Victoria Beckham për ditëlindje i dhuron bashkëshortit veç deodorant 14 dollarësh NULL NULL 06.05.2019 12:00 06.05.2019 12:00 Urime ditëlindjen, David Beckham! Ish-ylli i futbollit e ka festuar ditëlindjen e tij të 44-të të enjten së bashku me bashkëshorten e tij Victoria Beckham dhe fëmijët e tyre Brooklyn, 20, Romeo, 16, Cruz, 14, dhe Harper, 7. Derisa fëmijët i kanë dhuruar babait të tyre kartolina të punuara nga vet ata, disenjatorja e modës duket se zgjodhi të ishte shumë më praktike. Ajo i ka dhuruar bashkëshortit të saj veç dy ‘stick’ të deodorantit të markës La Roche-Posay që kushtojnë 14 dollarë. Madje, ish-futbollisti i njohur e ka pranuar në Instagram Story se ai e ka kërkuar vetë këtë dhuratë. Ai ka postuar kartolinat që i ka pranuar nga fëmijët e tij bashkë me deodorantët që i ka dhuruar bashkëshortja. “Kartolina nga fëmijët. Deodorant nga bashkëshortja ime – vet i kam kërkuar”, ka shkruar Beckham që duket se nuk impresionohet vetëm nga dhuratat e shtrenjta. Megjithatë duket se ai ka pranuar edhe një çantë lëkure nga Victoria e cila e ka uruar njeriun krah saj me fjalë të ëmbla në një postim në Instagram. “Urime ditëlindjen, David Beckham. Ti je gjithçka e jona. Të duam shumë. Puthje”, ka shkruar ajo./Klan Kosova View this post on Instagram Happy Birthday @davidbeckham You are our everything xxx We love u so much x Kisses❤️ A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on May 2, 2019 at 2:26am PDT