Veza më e pëlqyer e Instagramit tani pjesë fushatës për shëndetin mendor NULL NULL 05.02.2019 15:00 05.02.2019 15:00 Është zbuluar tashmë se fotografia e një veze – e cila është fotoja më e pëlqyer e Instagram-it ndonjëherë – është pjesë e një fushate ndërgjegjësimi për shëndetin mendor. Eugene, tani është plasaritur, pasi “ndjen presionin” e të gjithë vëmendjes që është marrë, njofton Klan Kosova. Një mesazh i postuar së bashku me vezën e thyer këshillon njerëzit të kërkojnë ndihmë nëse ata ndjehen në të njëjtën mënyrë. Më shumë se 52 milionë njerëz kanë pëlqyer tashmë pamjen origjinale e cila u postua në janar. Kur fotografia e parë e vezës u shfaq në Instagram, duket se ishte me qëllimin e vetëm për të çrrënjosur Kylie Jenner nga pozita e saj si “Mbretëresha e Instagramit”, njofton Klan Kosova.