Vetura përplas për vdekje një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë në Berat NULL NULL 25.12.2024 12:53 25.12.2024 12:53 Foto ilustruese. Një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë në Berat është përplasur për vdekje nga një veturë. Policia ka bërë të ditur se ngasësi i makinës është arrestuar dhe njoftoi se ai po e drejtonte makinën në gjendje të dehur. “Arrestoi në flagrancë shtetasin P. H., 53 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Shtetasin M. Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Dimal, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin L. K., 50 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi L. K., si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special Gjykata Speciale: Mbrojtja kërkon afat shtesë për betejën e fundit (VIDEO) 2 minuta më parë