Vetura përplas për vdekje binjakët 23 vjeçarë në Frankfurt, po drejtonin një skuter NULL NULL 06.07.2025 17:21 06.07.2025 17:21 Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë natës së të dielës në Frankfurt, ku dy vëllezër binjakë 23-vjeçarë humbën jetën pasi u përplasën nga një makinë ndërsa udhëtonin me një skuter elektrik. Sipas të dhënave të policisë, binjakët ndodheshin së bashku në një skuter që po lëvizte në një shteg biçikletash kur u goditën nga një automjet, transmeton klankosova.tv. Njëri prej tyre vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda. Edhe një 27-vjeçar tjetër, që ndodhej në një skuter tjetër përpara tyre, u përfshi në aksident dhe u plagos rëndë. Skuteri i tij u tërhoq për disa metra nën makinën që shkaktoi përplasjen. Drejtuesi i mjetit, sipas rtl.de, një 23-vjeçar që udhëtonte me tre pasagjerë të tjerë, u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, ai u kthye në këmbë pak më vonë dhe u dorëzua tek policia. Automjeti i përfshirë në aksident u gjet nga policia rreth tre kilometra larg vendit të ngjarjes dhe u sekuestrua për hetime të mëtejshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari i reagon Deharit: Po e shtrembëroni kuptimin e aktgjykimit kushtetues dhe të drejtës parlamentare 12 minuta më parë
Lajme Oficeri i Hamasit: Bandat e kanë marrë kontrollin mbi Gaza, udhëheqja jonë politike është shkatërruar 26 minuta më parë
Kosova Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese 29 minuta më parë