Vetura përplas një katërvjeçar në Fier NULL NULL 09.09.2025 18:56 09.09.2025 18:56 Një fëmijë ka mbetur i lënduar pasi është përplasur nga një veturë në Fier. Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Marinëz, ku drejtuesi ishte i moshës 58-vjeçare, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. “Automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”. “Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet tutje në njoftim.