Vetura godet për vdekje një këmbësor në fshatin Jashanicë të Klinës NULL NULL 09.10.2024 20:15 09.10.2024 20:15 LAJMI I FUNDIT, FOTOGRAFI ILUSTRUESE NGA KLANKOSOVA.TV Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ai. “Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi për Klankosova.tv