Vetura godet një motoçiklist në Pejë, dërgohet në QKUK NULL NULL 17.07.2024 10:36 17.07.2024 10:36 QKUK. Foto: Arkiv Një person ka pësuar lëndime trupore pasi teksa ishte me motoçikletë është goditur nga një veturë. Policia bën me dije se shoferi i veturës është arrestuar. “Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që duke drejtuar veturën e tij me targa të huaja nga pakujdesia ka godit motoçiklistin mashkull kosovar. Motoçiklisti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport, njofton Klankosova.tv.