Vetura fluturon në ajër dhe sulmon zyrën e dentistit (Foto) NULL NULL 18.01.2018 22:04 18.01.2018 22:04 Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një veturë u aksidentua me rrethojat qendrore të rrugës dhe më atë vrull fluturoi për në katin e dytë të një ndërtesë, saktësisht në zyrën e një dentisti. Gjysma e veturës mbeti brenda zyrës, ndërsa gjysma tjetër varej jashtë tre metra mbi trotuar. Shoferi dhe pasagjeri arritën të shpëtonin pa lëndime të rënda. Një zjarr i vogël e lëndoi njërin prej tyre, i cili arriti të dilte jashtë veturës pa ndihmë, ndërsa ekipeve zjarrfikëse iu desh ta shpëtonin personin e dytë, transmeton Klan Kosova.