Vetura bie nga ura, lëndohen tre persona NULL NULL 16.03.2023 18:34 16.03.2023 18:34 Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Vragoli, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi. “Si pasojë e aksidentit vetura ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë disa metra”, tha Krasniqi. Me rastin janë marrë njësitet policore/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.