Vetëvrasje në Prizren NULL NULL 09.05.2015 22:32 09.05.2015 22:32 Një person ka humbur jetën, pasi u hodh nga banesa në katin e pestë në Prizren. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme. Viktima është i nacionalitetit turk. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha ka konfirmuar për “PrizrenPress” rastin tragjik të vetëvrasjes. “Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 1:00 të natës”. Sipas Berishës viktima është i moshës së re. “Ende nuk dihen rrethanat e vetëvrasjes”, thotë Berisha. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.