Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetëvendosje: Pa e luftuar korrupsionin s’ka viza

NULL NULL
12.04.2018 13:36

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka paralajmëruar se me ndryshimin e Ligjit për Deklarimin e Pasurisë, pasuria e zyrtarëve publik nuk do ta jetë tërësisht publike, njofton Klan Kosova.

Sipas Havollit publikimi në web faqe i pasurisë po u shkakton telashe të gjithëve si dhe të kanë edhe probleme familjare, shkruan Klan Kosova.

“Me ligjin e ri jemi duke e bërë draftin që paratë e gatshme ose të deponuara mos të jenë të qasshme për publikun por për agjencinë”.

“Ka probleme, selame e ngapak edhe kërcënime”, tha Havolli.

Këtë paralajmërim shefi i AKK-së Shaip Havolli, e bëri dje gjatë prezantimit të raportit vjetor financiar për vitin 2017 para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Kundër kësaj iniciative ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

“Kjo iniciativë e shtynë Kosova në një hap mbrapa sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit”, ka thënë deputetja Fitore Pacolli gjatë një konference për media.

“Kjo tregon se ky shtet, kjo qeveri nuk ka synim ta luftojë korrupsionin. Për më tepër kjo iniciativë ka për qëllim ta fshehë pasurimin pa pabazë të zyrtarëve politikë”.

Pacolli madje ka thënë se nuk do të ketë liberalizim të vizave këtë vit dhe se Kosova nuk ka bërë asnjë hap konkret sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Deputetja tha kështu pas një takimi që ka pasur me përfaqësuesit e Zyrës Europine, njofton Klan Kosova.

“Pra vetë ata shpresonin se do të ketë ndonjë propozim pozitiv për liberalizim nga Komisioni Europina – shpresonin, nuk ishin të bindur”.

“Kjo le të kuptoj se ne nuk kemi ecur mjaftë mirë në përmbushjen e këtij kushti dhe për këtë arsye Kosova nuk do të ec tutje sa i përket liberalizimit”.

Pacolli ka thënë poashtu se të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike janë përdorur për interesa të partive politike siç janë “PDK dhe LDK e më pas edhe AAK e NISMA”.

 

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.