Veterani Pllashniku kërkon pasaporta shqiptare për ushtarët e UÇK-së, nga kush mori përkrahje? NULL NULL 25.03.2026 14:31 25.03.2026 14:31 Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku po kërkon që luftëtarët e Koshares të pajisen me pasaportë shqiptare. Madje të martën, ai udhëtoi nga Kosova drejt Kuvendit të Shqipërisë, pikërisht për të adresuar këtë kërkesë, transmeton Klankosova.tv. “Unë jam i pari që kam marr këtë iniciativë, me protokolle. Unë nuk kam kërkuar kurrë mbështetje, unë e shoh që veteranët e Kosovës kanë nevojë t’i marrin pasaportat e Shqipërisë”, tha Pllashniku në emisionin “Kosova Today”. Ndër të tjera, Pllashniku tha se kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj e kanë përkrahur për këtë iniciativë.