Vetëplagoset me armë zjarri një 80-vjeçar në Gjakovë NULL NULL 21.12.2023 16:24 21.12.2023 16:24 Një 80 vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Rasti ka ndodhur në fshatin Botushë të Gjakovës. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj. Elezaj tha se viktima ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë për trajtim mjekësor. “Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast është konfiskuar edhe një armë zjarri. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt”, shtoi Elezaj për Klankosova.tv