Vetëplagoset aksidentalisht një polic në Suharekë NULL NULL 27.02.2025 20:59 27.02.2025 20:59 Është vetëplagosur me armë zyrtare një polic në Suharekë. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili njoftoi se policit i është dhënë ndihmë mjekësore. “Rasti ka ndodhur me datë 26.02.2025. Një polic aksidentalisht është plagosur në dorën e majtë me armën e tij zyrtare, policit të lënduar i është dhënë ndihma mjekësore”. “Policia dhe komandanti i stacionit të Suharekës ka dal në vendngjarje. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës, rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në konfirmim. Klankosova.tv mëson se polici i vetëplagosur është Egzon Muqa dhe se rasti ka ndodhur derisa ai ishte duke e pastruar revolen, e cila i ka shkrepur dhe e ka lënduar. Tutje, bëhet e ditur se polici gjendet jashtë rrezikut për jetë.