Vetëm kapiteni i Kosovës kushton më shumë se i gjithë ekipi i Moldavisë NULL NULL 03.09.2020 16:40 03.09.2020 16:40 Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë sot ndeshjen e parë zyrtare në vitin 2020 e ku përballë do ta ketë Kombëtaren e Moldavisë – takim ky që do të zhvillohet në Parma të Italisë me fillim nga ora 20:45. Në këtë duel, Dardanët konsiderohen si favorit për të dalë triumfues, transmeton Klan Kosova. Ndërsa, një fakt interesant është se vetëm kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani (14 milionë euro) kushton më shumë se e gjithë Kombëtarja e Moldavisë (10 milionë euro). Në total vlera e ekipit kombëtar të Kosovës shkon në shifrën 69 milionë euro, sipas faqes ‘Transfermarkt” që njihet për publikimin e vlerave për futbollistë. Mosha mesatare e futbollistëve te Kosova është 25.6 vjet, ndërsa te Moldavia mosha mesatare është 28. Kurse, në gjashtë duelet e fundit Dardanët kanë tri fitore dhe tri humbje, përkundër gjashtë humbjeve radhazi të kundërshtarit.