Vetëm edhe katër ditë nga koncerti i këngëtarit turk, Serdar Ortaç NULL NULL 30.05.2022 16:24 30.05.2022 16:24 Klan Arena bën të ditur se kanë mbetur vetëm edhe katër ditë për t’u mbajtur koncerti i madh i këngëtarit të mirënjohur turk, Serdar Ortaç. Këngëtari Serdar Ortaç, së bashku me orkestrën e tij prej 18 instrumentistëve, do të performojë live me datat 3 dhe 4 qershor në Klan Arena. “Serdar Ortaç do të shpalosë shumë hite së bashku me audiencën, kështu duke festuar fuqinë e këtyre këngëve për të argëtuar njerëzit. Kjo performancë, që do të jetë dy net radhazi, nuk duhet humbur assesi”. “Biletat mund t’i gjeni në Klan Arena, online në www.klanarena.com, si dhe në çdo pikë të Artmotion”, thuhet në njoftimin e Klan Arenës.