Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetëm dy deputetë në sallë

NULL NULL
04.09.2018 18:28

Tashmë kur kanë mbetur edhe pak minuta nga koha e paralajmëruar për nisjen e seancës së jashtëzakonshme, pas pauzës së stërzgjatur disa herë me radhë, në sallën e Kuvendit të Kosovës aktualisht janë vetëm dy deputetë.

Në sallën e seancave plenare gjendet deputeti i Nismës, Milaim Zeka dhe ai i AKR-së, Islam Pacolli.

Në sallë po ashtu është edhe ministri nga komuniteti turk, Mahir Jagxhillar, i cili është edhe pjesë e ekipit negociator për dialog me Serbinë, që është propozuar nga Qeveria e Kosovës e që pritet të votohet në seancën e sotme, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova ka raportuar edhe më herët se koalicioni qeveritar duket se ka telashe me kuorumin pasi Lista Serbe nuk ka pranuar ose ka kushtëzuar që të votojë këtë ekip negociator.

Akoma nuk është e qartë se cili do të jetë veprimi i Listës Serbe në Kuvend derisa dihet se në seancën e paradites, kur erdhi koha e votimit të Propozim-Vendimit të Qeverisë për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, ata u larguan nga salla duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm (60 vota).

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.