Vetdorëzohet shqiptari që tentoi ta dhunonte një vajzë të paralizuar në Greqi (VIDEO) NULL NULL 25.02.2026 14:41 25.02.2026 14:41 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kypseli të Greqisë ditë më parë, ku një 64-vjeçar shqiptar tentoi të përdhunonte një vajzë 25-vjeçare me aftësi të kufizuara. Në të njëjtën kohë, vajza biologjike e 64-vjeçarit ka deklaruar se babai i saj e përdhunoi kur ishte 7 vjeçe, në shtëpinë e tyre në Shqipëri, transmeton Klankosova.tv. Etmont Guri, në emisionin “Kosova Today”, tha se kanë dalë incizimet ku i moshuari tentonte ta përdhunonte të renë në Greqi. Po ashtu, ai shtoi se sa i përket rastit me të bijën, Guri shtoi se hetimet po vazhdojnë. 64-vjeçari është vetdorëzuar në polici, pas publikimit të këtij rasti të rëndë.