Vetaksidentohet një veturë në autostradën Prishtinë-Ferizaj, një i lënduar (VIDEO) NULL NULL 15.08.2022 15:44 15.08.2022 15:44 Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën Prishtinë-Ferizaj, ku ka qenë ë përfshirë një veturë. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili ka shtuar se si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. “Kemi pranuar informacione se në autostradën Prishtinë -Ferizaj, është shkaktuar një aksident (vetaksident) trafiku, ku është përfshirë një automjet. Raportohet se një person ka kërkuar ndihme mjekësore”. klankosova.tv