Vetaksident në Tumoc të Istogut, lëndohet një person (VIDEO) NULL NULL 11.03.2024 11:27 11.03.2024 11:27 Foto ilustruese. Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Tumoc të Istogut ku si pasojë është lënduar një person. I lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës. Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Në orën 10:18 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Tumoc të Istogut. Një person është lënduar dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Për nxjerrjen e të lënduarit kanë intervenuar zjarrfikësat”, tha Gashi.