Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetaksident në Çagllavicë, lëndohet një person

NULL NULL
09.12.2024 08:10
Aksident trafiku, foto ilustruese
Aksident trafiku, foto ilustruese

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:20 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, konkretisht te rrethi i Çagllavicës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Në media u raportua më herët se një automjet kishte përfunduar brenda një lokali.

lajme të ngjashme