Vesti nëpër shi del fitues në Barcelonë NULL NULL nga Naim Selmani 03.06.2023 15:43 nga Naim Selmani 03.06.2023 15:43 Të dielën është zhvilluar gara Sprint në kategorinë Formula 2 në kushte të vështira me shi. Në Barcelonë nga pozita e parë startoi Amary Cordeel por që nuk arriti të qëndroj gjatë aty përcjell klankosova.tv. I dyti nisi Jack Crawford kurse i treti Fredrik Vesti. Por këtij të fundit iu deshën vetëm dy xhiro për ti tejkaluar dy pilotët dhe për ta marr kryesimin e garës. Vesti më pas e drejtoi bolidin drejt fitores në Spanjë që ia siguron edhe qëndrimin në vendin e parë në kampionatin e Formula 2. Pas danezit në cak hyn dyshja franceze Theo Pourchaire dhe Victor Martins.