Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Restaurohet piktura gjigante e Messit në qytetin e tij të lindjes

NULL NULL
14.07.2026 13:29

Një mural gjigant prej 534 metrash katrorë kushtuar Lionel Messit është restauruar dhe përuruar në qendër të Rosario-s, qytetit ku lindi legjenda argjentinase.

Vepra artistike, e realizuar fillimisht në vitin 2021, u restaurua me rreth 300 litra bojë dhe tani përfshin tre yje mbi stemën e fanellës së Argjentinës, që simbolizojnë tre titujt botërorë, si dhe mbishkrimin “Gracias!” (“Faleminderit!”), raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Murali mban titullin “Nga një galaktikë tjetër dhe nga qyteti im”, ndërsa artisti Lisandro Urteaga tha se synimi ishte të tregohej historia e Messit si një njeri që ka kapërcyer shumë sfida që nga fëmijëria.

Messi, i cili e nisi karrierën te Newell’s Old Boys në Rosario, vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura në Argjentinë dhe një simbol krenarie për qytetin e tij të lindjes.

lajme të ngjashme