Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veseli: Unë e di kush jam, ndërgjegjen e kam të pastër – e vërteta s’frikësohet nga drejtësia

NULL NULL
18.02.2026 14:54

Ish-kryeparlamentari,  Kadri Veseli ka thënë se e ka ndërgjegjen e pastër sa i përket veprimtarisë së tij në luftën çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se e vërteta nuk ka frikë nga drejtësia, transmeton Klankosova.tv.

“E vërteta nuk ka frikë nga drejtësia. Unë e di kush jam, unë e di çka kam bërë. Ndërgjegjja ime është e pastër”, tha ai.

“Tragjedia në Prekaz më 5,6 dhe 7 mars 1998, nuk ka qenë një akt i izoluar, por vazhdim i masakrave të kryera prej forcave serbe. Aktet të tilla terrori tejkaluan frikën normale të popullit të thjeshtë, dhe drojën e politikanëve dhe intelektualëve në Kosovë. Terrori dhe masakrat si ato në Serbrenicë, kishin filluar të ndodhin edhe në vendin tonë. Nuk mund të qëndroja indeferent teksa populli im po përballej me shkatërrim, jeta ime kishte kuptim vetëm nëse populli im mund të jetonte në liri, prandaj jam kthyer në Kosovë”.

lajme të ngjashme