Veseli: Sportistët janë ambasadorët më të mirë të Kosovës NULL NULL 27.04.2016 12:01 27.04.2016 12:01 Kryetari Kadri Veseli ka pritur në takim skuadrën e basketbollit “Sigal Prishtina”, e cila ditë më parë ka fituar titullin e kampionit në Ligën Ballkanike në basketboll. Veseli ka uruar Sigal Prishtinën për sukseset e arritura, ndërsa tha se sportistët janë ambasadorët më të mirë të Kosovës, njofton Klan Kosova. Ai tha se sporti po e bën atë që nuk po mundet ta bëj politika. Veseli përmendi edhe faktin se Kuvendi është duke punuar në Ligjin për Sponzorizim.