Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veseli nderon heronjtë e Kroacisë (FOTO)

NULL NULL
08.02.2018 10:30

Kryekuvendari, Kadri Veseli i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli, ka bërë homazhe dhe ka vënë kurorë lulesh tek “Muri i dhembjes” në Kompleksin e varrezave të heronjve në Zagreb.

Ai tha pas homazheve se populli i Kosovës dhe populli kroat kanë sakrifikuar shumë për liri dhe tani ndajnë vlera të përbashkëta pro perëndimore.

“Sot nderova sakrificën e popullit kroat për liri, ashtu siç e kujtojmë sakrificën e popullit tonë. Janë sakrifica të përbashkëta të një rrugëtimi qe e kemi pasur për liri. Si dy popuj kemi kaluar nëpër sfida, por në të njëjtën kohë kemi perspektiva të qarta të orientimit perëndimor drejt integrimit euro-atlantik, vlera këto që na bashkojnë me popullin kroat”, tha ai.

Poashtu, kryeparlamentari Veseli bëri homazhe edhe tek varri i ish-presidentit të Kroacisë, Franjo Tugjman, transmeton Klan Kosova.

 

 

lajme të ngjashme